Google ka lansuar Journalism Emergency Relief Fund në nivel global përmes Google News Initiative me qëllim të mbështetjes së mediave të vogla dhe të mesme të cilat prodhojnë përmbajtje origjinale për komunitetet lokale. Qëllimi i fondit është të mbështetet prodhimi i gazetarisë origjinale për komunitetet lokale të cilat ballafaqohen me pandeminë COVID-19.
Të gjitha shtetet, përpos Kosovës, të cilat i mbulon programi USAID BMAP janë të kualifikueshme për regjionin e Evropës.
Vendet e regjionit në të cilat veprojnë mediat e të cilat mund të aplikojnë për këtë projekt janë:
Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Sllovenia.
Më shumë hollësi dhe përshkrimin e procesit të aplikimit mund t'i gjeni duke vizituar shpalljen për këtë iniciativë.