Hapet programi i mbështetjes për ndikim shoqëror për vitin 2021 me të cilin Truepic u ofron platformën e vet të spikatur Vision organizatave të cilat punojnë për ndikimin pozitiv te komunitetet e tyre apo në botë.
Platforma e shpërblyer Truepic Vision përdor fotografi dhe video autentike për të siguruar përzgjedhjen, për të rritur besueshmërinë në gazetarinë qytetare, për të zvogëluar shpenzimet dhe rreziqet që lidhen me zhvillimin ndërkombëtar, zhvillimin e shoqërisë e kështu me radhë.
Time e ka spikatur teknologjinë Truepic si një nga shpikjet më të mira të vitit 2020, derisa Fast Company e ka paraqitur si një nga teknologjitë më inovative në botë në vitin 2019 derisa Forumi Ekonomik Botëror e ka veçuar si një teknologji pioniere.
Çka ofron ky grant dhe a mund të jetë i dobishëm për mediumin tuaj?
- Truepic Vision i mundëson secilës organizate mediale të kërkojë dhe të hapë fotografi dhe video të autorizuara nga cilido telefon i mençur në botë;
- Fotografitë dhe videot e autentifikuara ndihmojnë për rritjen e monitorimit, analizës së thellë dhe transparencës;
- Nëse organizata juaj mbledh, kërkon, merr vendime apo përdor fotografi e video nga telefonat e mençur – atëherë kjo ndihmë do t'ju sjellë shumë dobi;
- Nëse organizata juaj bazohet në kontroll dhe monitorim manual (nga njeriu), kjo teknologji do t'ju ndihmojë shumë.
Si mund ta përdor teknologjinë Truepic Vision?
Truepic kërkon partnerë që e kuptojnë mirë se si përdoren fotografitë për të përshpejtuar misionin dhe për të ndikuar pozitivisht te komuniteti dhe në botë në përgjithësi.
Në vazhdim mund të lexoni disa shembuj (në anglisht) se si disa fitues të mëhershëm të këtij granti kanë aplikuar teknologjinë Truepic Vision për ndikim pozitiv;
- Ballotpedia, enciklopedia më e spikatur politike, përdori Truepic Vision për të ndihmuar me verifikimin e identitetit të kandidatëve politikë online për transparencë të shtuar dhe parandalim të mashtrimeve dhe dezinformatave. Lexoni më shumë në artikullin e publikuar në Politico.
- The Opportunity Fund, mikrolider që mbështet popullsitë dhe ndërmarrjet më të rrezikuara në vend përdor Truepic Vision për të siguruar verifikim të thuktë para realizimit të huasë, që ndihmon në përshpejtimin dhe përhapjen e huave.
- The Near East Foundation, organizatë ndërkombëtare zhvillimore, përdor Truepic Vision për të ndihmuar në përcjelljen dhe sigurimin e analizës së thuktë të projekteve në mbarë botën, duke krijuar mbikëqyrje më të madhe dhe duke zvogëluar shpenzimet dhe rreziqet.
- The Antiquities Coalition, organizatë jofitimprurëse që punon për parandalimin e plaçkitjes dhe tregtisë me eksponate të trashëgimisë kulturore në mbarë botën, po zhvillon një program me Trupic Vision për të dokumentuar eksponate të ralla me qëllim të vërtetimit të origjinës dhe regjistrave të pandryshuar në zonat e konfliktit.
Ky grant u përdor edhe për gazetarinë qytetare.
Cilat janë kushtet për dhënien e grantit?
Organizatat e përzgjedhura fitojnë së paku një vit zhvillim pro-bono, shfrytëzim, mbështetje dhe trajnim të platformës premium Truepic Vision.
Organizatat që dëshmojnë sukses dhe ndikim të njëmendtë mund ta vazhdojnë grantin edhe për vitet e ardhshme.
Ky grant nuk jep para, por qasje në këtë teknologji.
Cilat janë kriteret e pranueshmërisë?
Fituesit e grantit bëhen partnerë dhe kështu ekipi i Truepicit përpiqet të ndihmojë edhe përtej teknologjisë. Qëllimi i Truepicut është të gjejë organizata problemet e të cilave mund të zgjedhen me këtë teknologji, ku hyjnë:
- Organizata të verifikuara dhe të besueshme të cilat punojnë për ndikim pozitiv te komunitetet e tyre.
- Që kuptojnë qartë se si fotografitë e vërtetuara dhe qasjet nga distanca do të përshpejtojnë apo t'i ndihmojnë misionit të tyre.
- Organizata që veprojnë në nivel lokal e ndërkombëtar (asnjë mision nuk është shumë i vogël apo shumë i madh!)
Cili është afati i aplikimit?
Afati i fundit i aplikimit është më 28 shkurt 2021 ndërsa mund të aplikoni përmes këtij linku.
Pyetjet shtesë mund t'i drejtoni në adresën support@truepic.com.