Internews beson se të gjithë meritojnë lajme dhe informata të besueshme për të marrë vendime të informuara për jetën e tyre dhe për të kërkuar përgjegjësi nga ata që kanë pushtet. Ne u ofrojmë trajnime gazetarëve, aktivistëve, luftojmë kundër dezinformimit dhe u ofrojmë mediave ekspertizën për t'i bërë ato financiarisht të qëndrueshme. Të gjithë këtë ne e bëjmë në bashkëpunim me komunitetet lokale – me njerëz që e dinë më mirë se çka funksionon.
Mbështesim mediat e pavarura në 100 vende, nga radiostacionet në kampet e refugjatëve, e deri te mediat lokale, aktivistë e gazetarë. Partnerëve tanë u kemi ndihmuar të mbulojnë miliona njerëz me lajme cilësore, lokale, që shpëtojnë jetë, që përmirësojnë jetët dhe që kërkojnë llogari nga institucionet.
Aktualisht po zbatojmë 5 programe në Ballkanin Perëndimor dhe 4 programe aktualisht kanë thirrje të hapura për aplikime për projekte:
1. The Balkan Media Assistance Program to Foster Organizational Readiness While Advancing Resilient Development” (BMAP Forward) is funded by USAID and implemented by Internews as part of the PROGRESS Human Rights Support Mechanism
Vendet e kualifikueshme: Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia
Thirrja e hapur për: partnerët medialë të BMAP Forward, individë, media të tjera dhe entitete të tjera të regjistruara
Afati i fundit për aplikim: Thirrja është e hapur
Cikli i ardhshëm i dhënies së granteve: shkurt 2023
2. The USAID Media Engagement Activity (MEA) project is implemented by Internews in partnership with FHI 360
Vendet e kualifikueshme: Bosnja dhe Herzegovina
Thirrja e hapur për: Mediat e regjistruara lokake dhe krijuesit individualë të përmbajtjes
Afati i fundit për aplikim: 12 janar, 2023
3. Cultivating Local Independent Media in the Balkans (CLIMB) implemented by Internews
Vendet e kualifikueshme: Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia
Thirrja e hapur për: Mediat e regjistruara lokake, organizatat për edukim medial dhe krijuesit individualë të përmbajtjes
Afati i fundit për aplikim: 11 janar, 2023 deri në orën 17:00
4. Illuminating New Solutions and Programmatic Innovations for Resilient Spaces (INSPIRES)
Vendet e kualifikueshme: Shqipëria
Thirrja e hapur për: Mediat e regjistruara lokake,
Afati i fundit për aplikim: 11 janar, 2023 deri në orën 17:00a
Na ndiqni për të pasur informata të rregullta rreth granteve dhe burimeve të tjera:
WEB
- BHS/CG: https://balkansmedia.org/bs
- ALB: https://balkansmedia.org/sq
- MKD: https://balkansmedia.org/mk
MEA: Balkansmedia/mea
Social media
Balkansmedia: Twitter, Facebook, Instagram, LinkedIn
CLIMB: Facebook