Hapet programi i ri ndërkombëtar, online i cili trajnon gazetarët/et nga redaksi të vogla e të mesme se si ta transformojnë digjitalisht mediumin e tyre duke menduar për produktet. Këtë program e ofron J+ seksioni J-School, News Catalyst dhe Google News Initiative.
Programi ka filluar nga janari i vitit 2021 ndërsa përbëhet nga trajnimet javore online që drejtohen nga udhëheqës të produkteve nga e gjithë bota. Ata do të mbulojnë secilën fazë të zhvillimit dhe menaxhimit të produkteve te parametrat e lajmeve.
Ky trajnim është i menduar për gazetarë dhe staf në redaksi të vogla dhe të mesme lokale, të cilat kanë pak apo nuk kanë kurrfarë përvoje me zhvillimin dhe menaxhimin e produkteve, por të cilat janë të interesuara t'u qasen produkteve për të kënaqur më mirë nevojat informative të publikut të tyre si dhe për të gjetur rrugë të reja drejt qëndrueshmërinë.
Programi ishte rezultat i pilot-trajnimit të suksesshëm dymujor i cili u ndihmoi 25 pjesëmarrësve amerikanë dhe ndërkombëtarë të lansojnë lajme rreth pandemisë COVID-19, të përmirësojnë komunikimin ekipor ndërsa punojnë nga shtëpia dhe të pranojnë etosin e publikut. Studentët/et thanë se trajnimi inicoi transformim digjital në redaksitë e tyre që u ndihmoi të tejkalojnë pandeminë e koronavirusit. Për shkak të efektit të këtillë transformues, J-School bashkë me News Catalyst dhe Google News Initiative kishin vendosur të zhvillojnë këtë trajnim.
Plani i programit është të edukojë 75 gazetarë/e nga regjione të ndryshme të botës, siç është Amerika, Evropa, Lindja e Mesme, Afrika e Azia. I tërë programi i edukimit do të zhvillohet në anglisht.
"COVID-19 ishte si asgjë që kishim përjetuar më parë, as unë as redaksitë tona. Gjërat ndryshonin nga ora në minutë. Të menduarit për produktet më ndihmoi të aplikoj të menduarit e thelluar dhe strategjinë karshi cikleve kaotike të lajmeve" – thotë Alana Christensen, koordinatore digjitale, McPherson Media Group nga qyteti Shepparton në Australi, e cila ishte një nga pjesëmarrëset e pilot-projektit.
Afati i aplikimit për Evropë / Lindje të Mesme / Afrikë është nga 20 janari deri më 17 shkurt 2021 ndërsa mund të aplikoni në këtë link.
Llogaritet që obligimi i edukimit të jetë rreth 32 orë – katër orë në javë për tetë javë edukimi.
Falë mbështetjes së Google News Initiative, programi është falas për të gjithë ata që përzgjidhen për të qenë pjesë e programit.