Pesë ekipe nga tri vende të Ballkanit Perëndimor konkurruan në BMAP Forward Media Innovation Lab (MIL), financuar nga USAID dhe zbatuar nga Internews si pjesë e Mekanizmit PROGRES për Mbështetjen e të Drejtave të Njeriut.
Bosnja dhe Hercegovina:
FACE TV
Primat Plus
RS NGO Network
Kosova:
Sami Kçiku
Serbia:
SHARE Foundation
Për ekipin tonë për Ballkanin Perëndimor këto lloj veprimtarish nuk janë të panjohura. Janë organizuar tri të tilla në kuadër të Programit të Ndihmës së Medias në Ballkan dhe ky është i pari në kuadër të Programit të asistencës së medias në Ballkan për nxitjen e gatishmërisë organizative duke avancuar zhvillimin e qëndrueshëm (BMAP Forward) financohet nga USAID-i dhe implementohet nga Internews-i si pjesë e Mekanizmit Mbështetës për të Drejtave të Njeriut – PROGRESS. Veprimtaria treditore ofroi hapësirë kreative për bashkëpunim ku profesionistët e medias, dizajnerët, teknologët dhe të tjerë u mblodhën për të zhvilluar ide projektesh që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet mediat digjitale anembanë Ballkanit. Sivjet tema e Innovation Labit ishte Siguria Digjitale.
Danica Ilic, eksperte e standardeve të etikës së gazetarisë dhe moderatore e ngjarjes, tha: "Jemi dëshmitarë të një numri të madh thirrjesh për aplikime për projekte në sektorin e medias në rajon. Por mendoj se ekipi i BMAP Forward ka një qasje të mirë në insistimin jo vetëm në mentorimin, por edhe në zhvillimin e ideve të konkurrentëve për projektet e mediave së bashku me ata që i përfaqësojnë ato. Gjatë tri ditëve të Innovation Labit mund të shohim qartë se si ideja përparon, modelohet dhe bëhet një pikënisje e mirë për projektet që synojnë të kenë ndikim dhe t'i lëvizin gjërat. Në Innovation Lab, përveç pjesëmarrësve të cilët përparojnë edhe mentorët dhe ekspertët e tjerë mësojnë shumë. Kjo është ajo që është vërtet e jashtëzakonshme në punën e BMAP Forwardit".
Media Innovation Lab synon të nxisë të menduarit ndërsektorial dhe t'u ofrojë mundësi pjesëmarrësve të krijojnë lidhje me ekspertët/et që përndryshe nuk do të kishin mundësi t'i takonin.
Njëri nga mentorët, dizajneri grafik Eldin Herenda, vërejti: "Njerëzit priren të tejshpjegojnë dhe kjo është arsyeja pse shumë shpesh dëgjojmë shumë ide entuziaste dhe energjike, por jo qartësi të vizionit. Ne punojmë me ekipe konkurruese për të artikuluar problemin, zgjidhjen dhe kompetencën e tyre në tre slajde prezentimi dhe për t'u ndihmuar të kuptojnë se si brenda afatit kohor ju mund të bëheni më kreativë dhe të dilni me një zgjidhje më të mirë, por më të lehtë".
Pjesëmarrësit e Media Innovation Labit ranë dakord se siguria digjitale është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se kjo qasje e projektit është e nevojshme për të sjellë një përgjigje më të plotë ndaj sfidave me të cilat përballen gazetat dhe individët në epokën digjitale.