Kur bëhet opinioni gazetari

15.07.2022. / 12:02

Në ç'rast opinioni i dikujt, pa qasje objektive ndaj temës, bëhet gazetari?

Atëherë kur publiku e dëshiron dhe e kërkon një gjë të tillë.

Rubrika e opinioneve në gazeta dikur ishte ajo që nxiste polemika, ndryshime e diskutime. Dikur publiku hidhërohej aq shumë për shkak të opinionit saqë shkruante letra dhe ia dërgonte ato redaksisë.

Sot formati në të cilin publikohet opinioni ka ndryshuar paksa, por roli i tij në shoqëri është po aq i rëndësishëm.

Pse mediat sot, kur kemi komente nëpër portale, forume, rrjete sociale e blogë, duhet ta kenë rubrikën e opinioneve?

Opinioni është i nevojshëm sepse e duan lexuesit

Hulumtimet ndër vite tregojnë se besimi në media ka pësuar rënie. Për të kthyer besimin e publikut, e për ta bërë mediumin sërish burim të besueshëm të informatave redaksitë duhet të punojnë për t'u lidhur me publikun. Opinionet në të cilat polemizohet hapur lidhur me problemet të cilat i ka publiku dhe me të cilat vihet në pikëpyetje korrektësia e ndonjë veprimi janë mënyrë e shkëlqyer për të nisur komunikimin me publikun.

Pikërisht shembull të këtillë kemi në media sot, ndërsa po shkruhet ky tekst. Në portalin maqedonas Sloboden pečat është publikuar teksti "Propozimi francez, vegël për maltretimin e Maqedonisë". Lexuesve u është treguar qartë se bëhet fjalë për opinionin e autores Sonja Hristovska Urinovska. Sipas tonit dhe ashpërsisë, menjëherë shihet qartë se nuk bëhet fjalë për raportim objektiv. "Vegla për maltretim", "kolapsi moral i ideve evropiane", nuk janë konstruksione të pranueshme nga këndvështrimi i objektivitetit dhe etikës së gazetarisë.

A janë këto konstruksione të pavërteta? Mund të themi se nuk janë. Nga këndvështrimi i gazetarisë point of view ku gazetari merr qëndrim për temën për të cilën raporton, fjalë të këtilla të ashpra janë plotësisht me vend në situatën kur dikush jua mohon gjuhën, identitetin dhe ekzistencën. Publiku e ka parë këtë, dhe në rrjetin social Facebook ka treguar interesim të madh për shpërndarjen dhe komentimin e këtij teksti.

dafs

 

Interesi i publikut për këtë temë ekziston. Është e qartë se lajmet objektive janë lexuar, por pjesë përbërëse e kësaj informate është edhe ndjenja e padrejtësisë me të cllën lexuesit i qasen përmbajtjes rreth kësaj teme. Prandaj opinioni është mënyrë e mirë për të nisur komunikimin me publikun.

Për çka ia vlen "të mendosh në media"

Qëllimi i nëntitullit të këtillë është t'ju mbajë të interesuar, por vërtet ka tema për të cilat ia vlen më shumë të shkruhet opinion në media. Këto janë temat të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve në komunitete.

Dëshmi për këtë "vlerë", nëse mund ta quajmë ashtu, është ndryshimi që Desert Sun e ka realizuar në vitin 2019, me udhëheqjen e redaktores Julie Makinen.

Në verë të vitit 2019 faqet e opinioneve të mediumit The Desert Sun morën "pushim" nga politika nacionale. Redaktorja Julie Makinen e analizoi këtë ndryshim në kolumnën e saj me fjalët: Në korrik morëm pushim nga të gjitha makinacionet e Washingtonit dhe e kthyem fokusin këtu në shtëpi, pa kolumna, pa karikatura dhe pa letra për presidentin, Kongresin, Gjykatën Supreme, etj.

U frymëzova nga puna e tre kërkuesve universitarë nga shtetet Louisiana, Texas A&M dhe Colorado, të cilët botuan një studim magjepsës dhe shqetësues, që zbuloi se shuarja e gazetave lokale anembanë vendit kontribon në polarizimin politik.

Al Franco, i cili atëbotë ishte redaktori ynë i opinionit, dhe unë deshëm që çdo gjë në pjesën tonë të opinionit atë muaj të jetë në lidhje me gjërat që ndodhin këtu në luginën Coachella ose në Kaliforni".

af

Ky eksperiment nuk u nis me dëshirën që vërtet të marrim pushim nga politika nacionale. Redaktorja Makinën analizoi hulumtimin në të cilin thuhet se një nga pesë mediat lokale po shuhet. Nga viti 2008 deri në vitin 2017 numri total i të punësuarve në redaksi ra nga 70,000 në 39,000, sipas statistikave të Entit Amerikan të Fuqisë Punëtore.

Makinen arriti në përfundimin se gjithnjë e më pak gazeta do të thotë më pak mundësi për të mësuar për politika, probleme e kundërthënie lokale, ndërsa shumica e qytetarëve nuk pushojnë së konsumuari lajme, ata u kthehen burimeve nacionale.

Rezultatet e publikimit të kujdesshëm të opinioneve

Njëri nga hulumtuesit e këtij projekti, Joshua P. Darr, asistent profesor i komunikimit politik në Universitetin Shtetëror Louisiana, komentoi se si Desert Sun ia doli mbanë me këtë eksperiment.

Sipas fjalëve të tij, heqja dorë nga politika nacionale në rubrikën e opinioneve nuk e kishte ndalur polarizimin në shoqëri i clii është problem në rritje, por e ngadalësoi në masë të madhe rritjen e tij.

Lexuesit e Desert Sunit ishin të kënaqur me ndryshimin. Lexueshmëria online e rubrikës së opinioneve gati u dyfishua, ndërsa në anketat e realizuara pas eksperimentit, gati pesë herë më shumë lexues thanë se pajtoheshin me eksperimentin.

Ky eksperiment i ndihmoi Desert Sunit të rekrutojë më shumë autorë/e të opinioneve, të cilat pastaj vazhduan të shkruajnë në muajt në vijim.

Sipas hulumtuesve, duke mbajtur fokusin lokal rubrika e opinioneve mund të luajë rol në rivendosjen e besimit dhe në ndihmën që gazetat lokale t'u mbijetojnë kohëve të vështira.

Si ta aplikojmë këtë eksperiment në mediat lokale në Ballkan

Megjithëse ka dallime të mëdha mes tregjeve në të cilat mediat qëndrojnë dhe mbijetojnë, një gjë është konstante – polarizimi në shoqëri.

Ky eksperiment mund të jetë shembull se si politika e duhur redaktoriale, tema të drejtuara dhe të moderuara me mjeshtëri mund të prodhojnë ndryshime në shoqëri në Amerikë dhe Ballkan. Me kusht që të ekzistojë një mënyrë e qëndrueshme ku qasja e këtillë mund të mbijetojë.

Ocijenite kvalitet članka