Parashikimet për rrjetet sociale në vitin 2022

05.01.2022. / 13:37
Autor/ica
Share
Image
Mashup by FK
Image

Viti që lamë pas ishte vit i rëndësishëm për platformat e rrjeteve sociale, ndërsa parashihet që viti 2022 të sjellë edhe më shumë ndryshime. Në mos ndonjë gjë tjetër,  2021 dëshmoi se shumë gjëra mund të ndodhin në 12 muaj.

Gjatë vitit të kaluar, rrjetet sociale rritën ndikimin e tyre në trende, industri, madje edhe në tregje. Ndërsa ndikimi i tyre vazhdon të rritet, krijuesit dhe kompanitë që qëndrojnë prapa rrjeteve sociale po i marrin rolet e tyre në drejtime të reja dhe inovative. Sot, njerëzit në të gjitha organizatat dhe kompanitë po e kuptojnë se roli nuk është vetëm prodhimi dhe planifikimi i përmbajtjes, por edhe krijimi i kulturës së internetit.

Pandemia Covid-19 ka ndikuar në shumë trende të papritura të rrjeteve sociale në dy vitet e fundit – si pozitive ashtu edhe negative.

Në vazhdim po ju sjellim disa nga parashikimet e zhvillimit të rrjeteve sociale në vitin 2022.

TikTok do të vazhdojë të rritet

Viti 2021  ishte viti më i madh për TikTok deri më sot, duke arritur shifrën mbresëlënëse prej një miliardë përdoruesish aktivë. Vetëm gjashtë platforma të tjera e kanë arritur më parë këtë rezultat. Gjithashtu, këtë shifër e kanë arritur më shpejt se Facebooku, dhe është vetëm çështje kohe se kur do të jetë në mesin e të parëve. Në fakt, parashikimet shkojnë në drejtimin se TikTok do të jetë rrjeti i tretë më i madh në botë, menjëherë pas Facebookut dhe Instagramit. Insider Intelligence parasheh se TikTok do të arrijë 755 milionë përdorues në muaj në vitin 2022.

TikTok po ashtu ofron mundësi të reja për organizata, media, kompani që duan të mbulojnë breza të ri. Në një studim të fundit të realizuar nga Hootsuite, pjesëmarrësit zbuluan se efikasiteti i perceptuar i marketingut në TikTok është drastikisht më i madh se vitin e shkuar, duke kërcyer nga 3% në vitin 2022 në 24% në vitin 2021.

Platformat do të dyfishojnë verifikimin e fakteve dhe largimin e dezinformatave

Më shumë njerëz si kurrë më parë marin informata nga rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë bërë vende ku kërkohen informatat, ndërsa pandemia dhe katastrofat ekologjike vetëm sa kanë ndihmuar që publiku të zgjedhë rrjetet sociale për të ardhur deri te informatat. Nga ana tjetër rrjetet sociale po bëhen platforma për përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Sidomos në rastin e pandemisë Covid-19 dhe lëvizjes së antivakserëve, përhapja e dezinformatave është bërë shumë e shprehur.

Facebooku që në mars të vitit 2020 bëri të ditur se do të bashkëpunojë me palët e treta për vërtetimin e fakteve për të zvogëluar përhapjen e dezinformatave. Platformat tjera si Twitteri dhe Instagrami kanë përvetësuar programe të ngjashme në dy vitet e fundit. Megjithëse këto platforma kanë filluar të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e këtij problemi, mbetet një zonë mjaft e mjegullt në aspektin e asaj se sa informata të rreme mund të shpërndahen para se ato të hiqen apo të shenjohen si të tilla. Në lidhje me këtë, pritet që rrjetet sociale të detyrohen të gjejnë mënyra të luftimit të dezinformatave dhe të krijojnë më efikasë të cilat do të kenë efekt në praktikë.

Mbulimi i publikut të ri do të bëhet qëllimi kryesor

Sipas hulumtimit të realizuar nga HubSpot, qëllimet kryesore të rrjeteve sociale të shumicës së ekpertëve të marketingut në vitin 2022 do të jenë mbulimi i publikut të ri, zhvillimi i marrëdhënieve me publikun dhe rritja e shërbimit për përdorues. Më parë, këto qëllime përqendroheshin më shumë në rritjen e shitjes dhe produkteve reklamuese.

Pra, pritet të kemi një ndryshim të qartë të mënyrës se si brendet do të përdorin rrjetet sociale në të ardhmen. Në vend të përdorimit të tyre vetëm për qëllime marketingu, ato do të shfrytëzohen edhe si kanal për promovimin e marrëdhënieve më të mira me publiikun.

Video përmbajtja do të vazhdojë të dominojë

Video përmbajtja mbetet një nga format më interesante të përmbajtjes. Sipas studimit të Ciscos deri në vitin 2022, 82% e të gjitha përmbajtjeve online do të jenë video përmbajtje. Kjo tregon qartë se sa e rëndësishme është të fillohet me përdorimin e videos për të mbetur relevant në fushën e rrjeteve sociale.

Nëse aktualisht nuk prodhoni video, është koha t'i fusni ato në strategjinë e përmbajtjes. Në të ardhmen e afërt, video përmbajtja do të dominojë në rrjetet sociale dhe të gjithë ata që nuk e kuptojnë këtë do të hasin në vështirësi. Gjithashtu ajo që po shihet, që po bëhet gjithnjë e më e dukshme, është se formatet më të gjata po e humbin vëmendjen, ndërsa suksesi i Storiesit, Reelsit, TikTokut dhe formateve të ngjashme po bëhet dominues.

Audioja në rrjetet sociale do të bëhet më e popullarizuar

Që nga koha kur Clubhouse u lansua në vitin 2020,  ai u bë gjithnjë e më i popullarizuar. Në qershor të vitit 2021 Facebooku ndoqi këtë shembull duke lansuar zyrtarisht Live Audio Rooms.

Sipas studimit të Hootsuite Social Media Trend për vitin 2022 mbi 74% të kompanive planifikojnë të investojnë në audio përmbajtje këtë vit. Po ky studim tregoi se hostingu i audio streamit drejtpërdrejt si udhëheq i mendimeve po bëhet strategjia më e popullarizuar.

Me futjen e opsionit Twitter Spaces, audioja vërtet po bëhet më e rëndësishme. Ky inovacion ofron hapësirë të re për përdorimin e rrjetit social Twitter dhe shënon një epokë të re në përdorimin e zërit.

 

Ocijenite kvalitet članka