Pse rubrikat në media janë element kyç i biznesit medial?

17.06.2022. / 20:08
Autor/ica
Share
tablet sa web stranicom vijesti
tablet sa web stranicom vijesti

Rubrikat në gazetari përdoren për të përcaktuar departamente të ndryshme në një medium, si politika, udhëtimet ose sportet. Në mënyrë të ngjashme edhe shpërndahen përmbajtjet siç janë reklamat dhe recensionet, kolumnet e opinionet.

Rubrikat përdoret edhe për të përcaktuar rajonet gjeografike nga të cilat raportohet.

Qëllimi i tyre është diferencimi i llojeve të përmbajtjeve për të cilat raportohet, por janë edhe disa elemente shtesë të cilat janë të rëndësishme për promovimin e përmbajtjes. 

Rubrikat në media tregojnë se çfarë tipi i mediave jeni

Përmbajtja në media është e ndarë në rubrika (kategori) të cilat mund të përfshijnë:

Asnjëra nga rubrikat nuk është e domosdoshme, por flasin për qasjen strategjike të një mediumi karshi temave të caktuara.

Optimizimi SEO i faqes së mediumit përmes rubrikave (kategorive)

Pa rubrika precize dhe përmbajtje të radhitur brenda tyre nuk ka optimizim SEO të mediave.

Fokusohuni në arkitekturën e pastër.

Faqet e mediave mund të jenë sfidë e vërtetë për SEO sepse janë të mëdha (çdo ditë kanë numër të madh publikimesh të reja) dhe rriten vazhdimisht.

Prandaj është me rëndësi që faqja të ketë strukturë të mirë të cilën vizitorët do ta përdorin si navigim nëpër përmbajtje dhe për kërkim. 

Kategoritë e përmbajtjes janë ndihmë për lexuesit për të gjetur përmbajtjen që u duhet, dhe për t'i parë lajmet nga lokacioni i caktuar apo tema e caktuar.  Dhe ky është një element i rëndësishëm të cilin duhet ta keni parasysh gjatë krijimit të kategorive të përmbajtjes. Ajo për të cilën çdo medium duhet ta pyesë veten është: a funksionojnë kategoritë për ju?!

Ju duhen kategori precize dhe të logjikshme që lexuesit të gjejnë me lehtësi atë që kërkojnë, por duhet të dini nëse vërtet të gjitha interesat e publikut vlejnë për të krijuar kategori të reja. 

Nëse ekzistojnë kategori me vetëm disa artikuj, nga perspektiva e SEO-së është më e dobishme nëse një kategori të tillë e fshini, ndërsa përmbajtjen e saj e bartni në një kategori tjetër. Është më mirë të keni më pak faqe me më shumë përmbajtje. Problemi tjetër i kategorive me pak përmbajtje është data e rifreskimit të tyre. Përmbajtja e cila nuk rifreskohet rregullisht tregon se ajo temë nuk përbën prioritet për mediumin.  

Rubrike primjer Vijesti.me

Përgjigjja imponohet vetvetiu. Nëse lajmet me tema të caktuara i publikoni vetëm periodikisht (si në këtë shembull, katër tekste në maj), vendi i tyre është te përmbajtjet e tjera. Nuk ka nevojë për rubrikë të veçantë.

Si duket kjo nga perspektiva e SEO-së?

Në fotografinë vijuese shihen kategoritë dhe nënkategoritë e përmbajtjes mediale. 

Kategoritë e përmbajtes në media

Në këtë medium "Ombudsman" është kategoria e lajmeve në të cilën janë publikuar katër artikuj. "Politika" e cila përditë në portalet e lajmeve ka nga dhjetëra lajme, në këtë medium është nënkategori, që do të thotë se në hierarkinë e informatave politika është më pak e rëndësishme se tema e ombudspersonit.

Aspekti kyç i SEO-së është të merret vendim se cili duhet të jetë fokusi tematik i faqes me lajme.

Nganjëherë faqet me lajme mund të rangohen për pothuajse çdo temë të cilën e kanë pasur në internet. Autoriteti të cilin faqet e kanë ndërtuar për vite me radhë u ka mundësuar të rangohen në maje të rezultateve të Googleit për shumë nocione, nëse kanë pasur ndonjë përmbajtje me ato nocione.

Kur mediumi kishte raportim cilësor për lajmet politike, ajo kategori e përmbajtjes bartte autoritet te kategoritë e tjera në faqe. Madje edhe tek ato të cilat nuk kishin shumë publikime cilësore, siç janë lajmet për personat e famshëm.

Kjo praktikë ndryshoi tërësisht në vitin 2018, kur Google vuri theksin tek autoriteti i faqes. Që atëherë mediumi me autoritet të madh në politikë ende ishte shumë i ranguar për lajmet politike, por jo edhe për temat në të cilat nuk kishte nivel të ngjashëm autoriteti. Lajmet e tyre të kohëpaskohshme për personat e famshëm më nuk rangohen mirë në makinën e kërkimit në Google. 

Vendet e para për lajmet rreth personave të fashmëm i zënë mediat për ato lloje lajmesh.

Kategoritë (rubrikat) e mediave në këtë skemë kanë rol shumë të rëndësishëm. 

Përjetimi i faqes nga përdoruesit

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i strukturës së faqes është thellësia. 

Me fjalë të tjera, sa klikime duhen që nga ballina të vihet deri te cilado faqe tjetër në uebfaqen tuaj? Kjo nuk do të duhej të ishte më shumë se tri klikime, idealisht ky numër do të duhej të ishte sa më i vogël.

Sa më larg të jetë lajmi nga ballina e mediumit, aq më i keq do të jetë pozicioni i tij në Google. Kjo do të thotë se lexuesit/et nuk mund të vijnë deri tek ajo përmbajtje nëse ju nuk u dërgoni link të drejtpërdrejtë.

Secili nga këto, në dukje detaje teknike, kanë ndikim shumë të madh. Nëse lexuesit/et mund të vijnë te lajmet vetëm kur mediumi intensivisht investon në shpërndarjen e përmbajtjes, kjo do të thotë se vizita në medium ekziston nëse "blihet" trafiku.

Pse rubrikat (kategoritë) janë të rëndësishme për mediumin?

Nëse mediumi ka strukturë të planifikuar të faqes me shpërndarje të mirë të përmbajtjes nëpër kategori, pozicioni i mediumit dhe përmbajtjes në Google është më i mirë.

Sa më i mirë të jetë pozicioni i mediumit dhe përmbajtjes në Google, aq më i madh do të jetë trafiku në faqe. Sa më i madh të jetë trafiku, vizitat në faqe, vizitorët unikë, vizitorët e sërishëm, abonuesit, shpërndarja dhe komentuesit, aq më e shtrenjtë do të jetë hapësira reklamuese në atë medium.

Sa më e shtrenjtë të jetë hapësira reklamuese, aq më i qëndrueshëm do të jetë financimi dhe mbijetesa e mediumit. 

Kaq e thjeshtë.

E ne, këtë storie e nisëm me rubrikat e famshme nëpër gazeta.
 

Ocijenite kvalitet članka