Si ndikon brendimi i mediave në reklama dhe suksesin e shpalljeve në media

23.09.2022. / 12:23
Autor/ica
Share
branding
branding

Nuk na pëlqen ai portal, por për breaking news së pari shkojmë atje.

Sepse gjithmonë janë të parët.

Ju duket e njohur kjo?

Kur mediumi brendohet si më i shpejti, njerëzit e shohin dhe e përjetojnë si të tillë edhe nëse nuk e duan atë medium.

Përse brendimi i mediave është bërë pjesë e modelit të biznesit?

Në dy dekadat e fundit ka ndodhur ndryshimi i madh i mënyrës se si njerëzit vijnë deri te lajmet.

Në shekullin XX njerëzit vinin deri te lajmet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me mediat. Blinin gazeta, kërkonin saktësisht kanalin televiziv apo në shiritin e adresave shkruanin domenin e faqes për të ardhur deri te lajmi.

Në shekullin XXI njerëzit vijnë deri te lajmet përmes asaj që mund ta quajmë zbulim "shpërndarës". Lajmet sot i gjejmë me ndihmën e makinave të kërkimit dhe mediave sociale.

Hulumtimet kanë zbuluar se vetëm 32% e të anketuarve përdorin "shkuarjen direkt te faqja apo aplikacioni" – shumica përdorin mënyra të zbulimit shpërndarës, makina kërkimi 25% dhe media sociale 23%. 

Këtu paraqitet mundësia për brendin e mediumit. Fontet, mënyra e shpalosjes së lajmit, fotografitë dhe stili i të shkruarit të titullit e përbëjnë (ndër tjerash) brendin e një mediumi. Sa më konsistent të jetë përdorimi i elementeve të brendit, aq më shumë do të njihet mediumi.

Lexuesit shpesh, në bazë të brendeve të mediave, vendosin se cilat lajme do t'i konsumojnë. Cilësia e përmbajtjes është e rëndësishme, por e rëndësishme është edhe çështja nëse lajmi vjen nga brendi i njohur. Hulumtimet tregojnë se simbolet e mediave të brenduara u ndihmojnë njerëzve të gjinden mes informatave.

Se sa të rëndësishme janë simbolet e brendit e konfirmon edhe projekti më i madh në histori i ridizajnimit të mediave finlandeze. Simbolet e brendit, siç janë fontet, përdorimi i hapësirës së bardhë dhe kontrastet në faqe kanë krijuar (sipas fjalëve të dizajneres) dizajn tipik nordik. Krejt kjo përforcon rrëfimtarinë vizuale (storytelling) të mediumit – gjë që ishte edhe qëllimi i ridizajnit.

Studimet tregojnë se 60% e të gjithë lexuesve më me dëshirë do t'i mbetnin besnikë një mediumi sesa t'u besojnë burimeve të ndryshme të lajmeve. Nëse në një mënyrë të thjeshtë duhet shpjeguar përse brendimi duhet të jetë pjesë përbërëse e modelit të mediumit, atëherë kjo është: që publiku t'ju përzgjedhë për një arsye të definuar saktë dhe që për këtë arsye publiku t’ju mbetet besnik.

Si ndikon brendimi i mediumit në reklamim?

Qëllimet afatshkurtra dëmtojnë përfitueshmërinë afatgjatë.

Industria e mediave është treguesi më i mirë për këtë. Për të diversifikuar burimin e të ardhurave, mediat vendosin të bëjnë shpallje të ndryshme online. Ky vendim nuk është i keq, por e keqe është mënyra e funksionimit ku lartësia e të ardhurave varet nga numri i vizitave. Për të siguruar sa më shumë vizita në portal, nuk është e rastësishme që shkohet me sensacionalizëm, titujt clickbait, tituj upworthy. Vizitat vërtet ekzistojnë, klikimet nuk gënjejnë, por cilësia e një publiku të tillë nuk është ajo që duan reklamuesit.

Cilësia e keqe e përmbajtjes shkon krah për krah me trafikun e rremë në internet, gjë që zbeh besimin e reklamuesve dhe justifikimin e bashkëpunimit me mediumin.

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se efikasiteti i reklamave është në rënie e sipër.

Shumë reklamues sot janë të vetëdijshëm se brendet e mediave vazhdimisht rrisin publikun dhe përmirësojnë zhvillimin e rezultateve afariste afatshkurtra dhe afatgjata.

Organi britanik i mediave informuese, Newsworks Insights, i është bashkuar kompanisë hulumtuese Future Thinking për të vlerësuar reagimin e 2946 personave ndaj 14 fushatave multimediale të brendeve të ndryshme.

Ky hulumtim ka zbuluar se vetëdija mesatare për fushatën e reklamuesve është 46%, por kjo shifër u rrit në 54% te lexuesit e brendeve mediale.

"Lexuesit e brendeve mediale janë shumë të vetëdijshëm për reklamat, të cilat janë pjesë përbërëse e përjetimit të atij mediumi. Ka shumë gjasa që ata të mund t'i veçojnë mesazhet kryesore të fushatës", deklaroi për WARC-in drejtoresha e Newsworks Insightsit, Denise Turner.

Pas këtij hulumtimi, u spikatën në veçanti tri gjëra të cilat brendet mediale i bëjnë tejet mirë:

  1. Ndihmojnë në krijimin e stories për brendin duke rritur njohuritë për brendin. Njohuritë u rritën për 18% për shkak të brendit medial.

  2. Ndihmojnë në rritjen e shitjes duke rritur synimet e blerjes. Synimi i blerjes ishte rritur për 23% për shkak të reklamave në brendin e mediumit të cilin e kishte zgjedhur publiku.

  3. Ruajnë besnikërinë e blerësve dhe ndikojnë në blerjen e të tjerëve përmes rrëfimeve personale dhe avokimit të markës tregtare. Rrëfimet personale u rritën për 29%, ndërsa avokimi për 23% sërish për shkak të brendit medial.

Përse brendi medial ka aq shumë ndikim në suksesin e reklamave?

Njerëzit ndjehen më të sigurtë në zgjedhjet e tyre.

Rezulatet e hulumtimit të Future Thinkingut tregojnë se brendet mediale krijojnë rritjen e atyre elementeve të imazhit të cilat në afat të gjatë prodhojnë prirjet ndaj ndonjë marke a produkti:

  • reputacioni i markës (+17%),

  • besimi (+21),

  • relevanca individuale (+23),

  • buzzi pozitiv (+25),

  • të qenët pjesë e përditshmërisë (+31).

Mediat e mirënjohura të cilat janë pjesë e përditshmërisë së lexuesve ndikojnë në ndryshimin e sjelljes në dy pika kryesore:

  • Nxisin të menduarit për blerjen në fazën përgaditore (kur njerëzit aktualisht nuk blejnë, por planifikojnë të blejnë)

  • Krijojnë lojalitet në fazën e qëndrueshmërisë (kur njerëzit aktualisht blejnë dhe synojnë të vazhdojnë të blejnë)

Nëse lexuesit për vite me radhë ndjekin një medium dhe për vite me radhë marrin informata relevante dhe në kohë të duhur të cilat janë dëshmuar të jenë bazë e vërtetë dhe e mirë për krijimin e opinioneve dhe qëndrimeve, përse do të dyshonin në reklamat të cilat janë pjesë përbërëse e atij mediumi?!

Nëse gazetarët dhe redaktorët gjithmonë kanë bërë vlerësime të mira, sigurisht se kjo vlen edhe për reklamat. Publiku e ka konfirmuar këtë në hulumtim.

Nëse mediat investojnë në zhvillimin e brendit, nga ky investim nuk përfiton vetëm mediumi. Përfiton edhe publiku sepse ka burim të sigurtë të informatave, ndërsa përfitojnë edhe reklamuesit sepse e kanë një partner të sigurtë i cili u ndihmon t'ua përçojë mesazhin blerësve deri te të cilët nuk mund të arrijnë reklamuesit.

Në fund, nga zhvillimi i brendit medial përfiton edhe shoqëria ngase mediat e besueshme të cilat krijojnë storie dhe informata cilësore ndikojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha shoqërore.

Përfitojnë të gjithë, ndërsa investojnë vetëm mediat.

 

Ocijenite kvalitet članka