Heroinat tona: Ana Anastasovska

22.03.2022. / 08:51

Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Në bashkëpunim me ilustratoren Lejla Ahmedspahiq, nga ilustratoret që ka punuar në projektin #WomenBiH, do të keni mundësi të shihni 6 ilustrime të jashtëzakonshme për 6 punëtore të mrekullueshëm të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë në media dhe jashtë vendit tuaj dhe për t'u dhënë shpresë brezave të rinj të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë themele nga të cilat mund të fillojnë.

Sot ju prezentojmë heroinën tonë Ana Anastasovska.

Ana Anastasovska është redaktore e edicionit online Sloboden Pecat, gazetës dhe mediumit online më të madh në Maqedoninë e Veriut. Në dy vitet e fundit, Ana ka qenë forcë shtytëse e zhvillimit të edicionit online të Pecatit. Kohë pas kohe ajo përcjell edhe krijimin e përmbajtjes, koordinon aktivitete të projektit dhe drejton koleget dhe kolegët e saj të rinj. Me ndihmën e programit të USAID-it për ndihmë të mediave në Ballkan (BMAP), Ana është forcë shtytëse e integrimit të redaksive të Slobodan Pecatit. 

Ajo thotë se kjo nismë për të ishte sfida dhe risia më e madhe me të cilën ajo dhe ekipi u përballën gjatë tërë karrierës së saj në gazetari. "Në fillim ishte shumë e vështirë. Si të punosh në dy redaksi të ndara. Në njërën anë keni një grusht njerëzish në edicionin online, kryesisht gazetarë të rinj dhe pa përvojë, por entuziastë. Kemi mësuar gjëra të reja dhe kemi nxënë shkathtësi të reja falë BMAP-it. Nga ana tjetër, kolegët/et më me përvojë nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur t'i kuptojnë kohërat e reja dhe sfiduese në gazetari. Kanë ngecur në kohën kur mjaftonte të punoje vetëm në gazetë".

Edicioni i ri modern dhe multimedial online i Slobodan Pecatit nisi më 1 prill të vitit 2013. Falë ndryshimit të perceptimit të gazetarëve, punës së palodhshme dhe përvetësimit të shkathtësive dhe njohurive të reja, edicioni online i Slobodan Pecatit u fut në 10 faqet më të popullarizuara dhe më të vizituara në vend për vetëm gjashtë muaj. Dy vite më vonë, Slobodan Pecat vazhdon të jetë ndër mediat kryesore në tregun e Maqedonisë së Veriut. E Ana me buzëqeshje na tregon se edhe gazetarët janë më të përshtatur me "kohët e reja". 

Ajo është person shumë modest, nënë e dy vajzave – njëra kampione kombëtare e notit. I pëlqen të ngasë bicikletën për në punë çdo ditë, kur është ngrohtë, ftohtë, me shi, me frymë, thjesht për shkak se kënaqet dhe sepse kjo është koha e saj pa lajme, pa thirrje e pa urgjenca.

Ana ka nisur karrierën e gazetares nga nevoja, dhe jo me zgjedhjen e saj. Ka diplomuar në shkenca politike në universitetin më të madh shtetëror në Maqedoninë e Veriut, Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodies. Pas përfundimit të studimeve, ka kaluar dy vjet në kërkim të pasuksesshëm të punës në profesionin e saj. 

"Nëna më ka ndihmuar të filloj karrierën në gazetari, sepse edhe ajo tërë jetën ka punuar nëpër redaksi. Ka kundërshtuar sepse e ka ditur se gazetarët/et nuk kanë kohë të lirë dhe se ky profesion të konsumon tërësisht, etj. Por ja, unë ende jam këtu dhe vazhdoj të punoj. Dhe mbase do të dal në pension si gazetare dhe si redaktore", shton Ana. 

Rrugëtimi i saj në gazetari nuk ka qenë i lehtë. Ka filluar punën në rubrikën e ngjarjeve në qytet, dhe kur u dëshmua, u promovua për të punuar në mbulimin e lajmeve politike. Punoi si redaktore nga viti 2013. Sot, tetë vjet më pas, ajo i takon ekipit të redaktoreve në redaksinë e Slobodan Pecatit, të përbërë kryesisht nga gratë. Megjithëse, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut në gishta mund t'i numërojë gratë në pozitat menaxheriale apo udhëheqëse në hapësirat mediale. 

"Kjo është çështje mentaliteti, dhe jo vetëm në gazetari. Shikoni pozitat lokale dhe qendrore të pushtetit. Por mendoj se disa gra marrin edhe pozita redaktoriale... ngadalë, mbase, dhe vetëm disa... por po shohim edhe gra në pozita të redaktoreve.  Mendoj se situata do të ndryshojë në të ardhmen e afërt", përfundon Ana.

Ana gjithmonë mëson. Kur ua mëson gazetarinë të rinjve – bazat e të shkruarit, raportimit narrativ dhe gazetarisë mobile, edhe ajo mëson prej tyre – për trendet e reja, rrjetet sociale, teknologjitë që ndikojnë në fushën e gazetarisë dhe publikun e ri.

ana anastasovska
Autorica ilustracije Lejla Ahmedspahić
Ocijenite kvalitet članka