Vegla Piktostory për video të shkurta

21.02.2022. / 08:24

Formati i videos është bërë shumë i rëndësishëm për shpalosjen e përmbajtjes në formë digjitale. Mundësitë e paraqitjes së përmbajtjes përmes formatit të videos janë vërtet të shumta, e rrjetet sociale dhe interneti në përgjithësi kontribojnë që në mënyrë të thjeshtë të plasohet përmbajtja e shkëlqyer përmes videos.

Sipas studimit të Ciscos deri në vitin 2022, 82% e të gjitha përmbajtjeve online ishin në formatin video, e që tregon qartë se sa e rëndësishme është të përdoret ky format për prezentimin e përmbajtjes mediale.

Të premten kemi shkruar se si formati video mund të jetë i dobishëm si për strategjinë tuaj SEO ashtu edhe për rangimin në makinat e kërkimit.

Vegla Piktostory për formatin video

Sot po ju paraqesim një vegël shumë interesante dhe të thjeshtë me të cilën do të mund të krijoni video të shkurta.

Platforma e re për përpunimin e videove me emrin Piktostory është e së njëjtës familje sikur vegla për të cilën kemi bërë fjalë javën e shkuar – Piktochart.

Ajo u mundëson përdoruesve që format më të gjata të videove t'i shndërrojnë në klipe të gatshme për shpërndarje në kanalet e rrjeteve sociale.

Para nxjerrjes së versionit 1.0, publikut iu lansua versioni BETA i platformës, e cila fillimisht përfshiu mundësitë si bartja e fajlëve të videove nga kompjuteri juaj, nga platformat Zoom apo Google Drive, përpunimi i titrave dhe shndërrimi i videove të gjata në disa klipe të optimizuara për rrjetet sociale.

Versioni i ri i Piktostoryt ofron më shumë fleksibilitet që përvoja e përpunimit të videove të jetë sa më e lehtë. Me videorekorderin e integruar, tash është e mundur të xhironi drejtpërdrejt nga platforma, pa pasur nevojë të ngarkoni video nga burimet e jashtme. Versioni i ri gjithashtu sjell karakteristika të reja të përshtatjes dhe brendimit si:

  • Ndryshimi i cilësive të tekstit duke përfshirë ngjyrën, madhësinë dhe temën e fontit, ngjyrën e sfondit dhe pozicionin e tekstit
  • Ndryshimi i cilësve të videove, duke përfshirë ngjyrën e sfondit të videos, madhësinë e videos, pozicionin e videos si dhe shtimin e disa opsioneve të proporcionit të imazhit
  • E së shpejti do të sjellin edhe shtimin e vulës individuale në video

Me këtë përditësim të produktit, Pictostory bëhet platformë plotësisht e zhvilluar e cila krijuesve të videove ua lehtëson përmirësimin e angazhimit të publikut duke u mundësuar që pa mund të krijojnë dhe të ridestinojnë videon e tyre për vetëm disa minuta.

"Vizioni ynë është ta bëjmë përpunimin dhe ridestinimin e videove të qasshëm për secilin. Sot, komunikimi me video është bërë rregull. Kemi dashur që këtë ta bëjmë më të lehtë duke ofruar zgjidhje për përpunimin e videove që do të ishte po aq i lehtë sa redaktimi i një teksti", thotë Ai Ching Goh, drejtoreshë ekzekutive e Piktochartit.

Çmimet

Piktostoryn mund ta shfrytëzoni edhe falas me mundësinë e përpunimit të videove me kohëzgjatje deri në 30 minuta në muaj, por me vulën e Piktostoryt. Përveç versionit falas, ekzistojnë tre opsione me pagesë. I pari është Lite dhe kushton 9 dollarë në muaj dhe është i shkëlqyer nëse krijoni video kohë pas kohe, e me këtë plan mund të krijoni deri në 180 minuta në muaj, me mundësinë e përshtatjes së logotipit tuaj dhe pa vulë.  Plani më i popullarizuar është plani Pro dhe është ideal për ata që çdo ditë krijojnë video. Kushton 29 dollarë në muaj dhe me të do të mund të krijoni video deri në 900 minuta.  Plani Ultimate kushton 49 dollarë në muaj dhe më të ju vijnë 2400 minuta të krijimit të videove.

Të gjitha planet përmbajnë importim të videove nga platofmat Zoom, Google Drive, apo xhirim direkt përmes kamerës, hapësirë të pakufizuar të ruajtjes, hapësirë të pakufizuar shkarkimi në rezolucionin maksimal origjinal, si dhe titra të përshtatura

Karakteristikat dhe puna me Piktostory

Para se të filloni punën me Piktostory, do t'ju duhet të krijoni llogarinë.  Kjo bëhet thjeshtë me disa klikime, duke u lidhur me emailin tuaj.

Kjo është ballina që do t'ju shfaqet pasi të kyçeni.

¸¸1

Siç mund të shihni, në pjesën e sipërme ju shfaqen minutat e mbetura. Ne kemi krijuar llogarinë falas, dhe kemi 30 minuta. Kur të xhironi apo të ngarkoni ndonjë video, do të mund të shihni se sa minuta ju kanë mbetur.

Ajo që mbase do t'i interesojë shumëkujt nga rajoni ynë është se kjo vegël ka mundësinë e titrimit automatik në mbi 60 gjuhë, duke përfshirë kroatishten, serbishten e maqedonishten. Për fat të keq, shqipja ende nuk është në dispozicion, por besojmë se do të mund të vijë së shpejti.

Se si duken titrat në versionin e parë të papërpunuar, shikoni në videon në vijim. Siç mund të shihni, programi i ka nxjerrë titrat relativisht mirë. Por natyrisht, do t'ju duhet te kaloni sërish nëpër tekst dhe të shtoni shenja pikësimi dhe eventualisht të ndreqni disa fjalë

Përveç transkriptit, mund të zgjedhni edhe shabllone të tjera se si t'ju duket videoja, ku të qëndrojnë titrat, titulli dhe logoja (në versionin falas vula e Piktostoryt).

via GIPHY

Gjithashtu mund të zgjedhni stilin e fontit, si dhe të shtoni intro dhe outro.

re

Mund të ndryshoni automatikisht formatin e videos, ndërsa formatet e ofruara janë 1:1, 16:9, 9:16 i 4:5.

Me rastin e eksportimit, titrat mund t'i shkarkoni në formatet srt, vtt e txt, e po ashtu mund të kopjoni automatikisht tërë tekstin nëse ju duhet transkripti pa minutazh, e kjo mund të jetë diçka e mirë nëse dëshironi të përdorni citate të caktuara nga videoja.

export

Kjo vegël edhe njëherë konfirmon se për krijimin e videove të shkurta për portalin tuaj apo rrjetet sociale nuk ju nevojitet shumë kohë. E besojmë se do t'ju tërheqë edhe fakti se me këtë vegël mund të krijoni me lehtësi edhe titra, të cilat sot po bëhen pjesë përbërëse e videove.

Përveç kësaj vegle, në faqen tonë mund të gjeni edhe shumë vegla të tjera të cilat mund t'ju ndihmojnë për përpunimin dhe krijimin e videove, e ne kemi shkruar për to në hollësi. Disa prej tyre janë Canva, LumaFusion, Headliner, Veed.io.  

Ocijenite kvalitet članka