Si të titroni në Canva

10.05.2022. / 10:33
Autor/ica
Share
dsf
dsf

 

Canva është një nga ato veglat e dizajnit online që po evoluon vazhdimisht dhe për këtë arsye shumë dizajnerë, por edhe gazetarë, po mbeten pa fjalë. Gjithnjë e më shumë ekipe po e shohin nevojën për të zotëruar vegla të tilla që do të jenë të qasshme për përdoruesin dhe që do të ofrojnë platformë të thjeshtë dizajni.

Canva konfirmon se rritja e përdorimit të saj është dëshmi e aftësisë së kësaj platforme për dizajnim për të përmbushur nevojat e ndryshueshme të mjedisit modern të punës.

Që nga lansimi i saj më 2019 Canva është platformë për bashkëpunim të cilën e zgjedhin organizata të shumta të mëdha për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtjen e tyre të dizajnuar në një vend.

Pandemia Covid-19 ka rritur përdorimin e kësaj platforme me 50%, dhe me këtë rritje kjo kompani prezantoi shumë karakteristika të reja, të cilat mundësojnë komunikim më efikas brenda ekipit të dizajnit.

Disa nga opsionet janë:

  • Bashkëpunimi në kohë reale ringjall punën në ekip duke u mundësuar përdoruesve të punojnë në dizajn në të njëjtën kohë

  • Brainstorms është një lloj i ri dizajni i krijuar për ekipet që të bashkëpunojnë me shënime në të njëjtën kohë, t'i kthejnë ato në ide dhe t'i pasurojnë ato duke përdorur hapësirë të pafundme në pëlhurë

  • Talking Presentations sjell një mënyrë të re për të krijuar prezantime interesante duke u mundësuar ekspozuesve të flasin nëpërmjet slajdeve të tyre të formatit interaktiv

  • Canva për desktop ofron një përvojë të përsosur desktopi, duke hapur rrugën për redaktimin offline dhe karakteristika të tjera origjinale.

Titrimi në Canva: pse është i rëndësishëm?

Canva është vegël në të cilën ka një gamë të gjerë të formateve dhe opsioneve të ndryshme të dizajnit. Një nga këto opsione është edhe redaktimi i videove. Me karakteristikat intuitive të personalizimit të videove dhe me një dyqan të madh videosh, lehtësisht mund të bëni video interaktive në pak minuta. Video softueri gjithashtu ofron një redaktor teksti për të shtuar titra në klipet tuaja.

Titrimi i videove është karakteristikë e rëndësishme për çdo video. Titrimi i mirë ka shumë përparësi. Disa prej tyre janë:

  • Përmirësimi i shkallës së shikimit dhe angazhimit të videove tuaja në rrjetet sociale, me efekt më të madh vizual (sidomos për riprodhimin e videove pa zë).

  • Përmbajtja inkluzive për personat e shurdhër dhe ata me dëgjim të dobësuar.

  • Rritja e rangimit SEO të faqes suaj, sidomos me përmbajtje teksti.

  • Kursimi i kohës së vlefshme në postproduksion, me optimizimin e veprimit të titrimit.

Nuk ka shumë mënyra për titrimin e videove në Canva. Për fat të keq, këtë punë nuk mund ta bëni automatikisht si në disa programe të tjera, por nëse jeni duke punuar në video më të shkurtra, futja manuale e titrave nuk do të jetë problem i madh për ju. Duke pasur parasysh se shumë vegla të titrimit automatik sot nuk përfshijnë gjuhë nga hapësira jonë gjuhësore, titrat manuale vijnë si zgjidhje e mirë.

Para se t'ju tregojmë se si të shtojmë manualisht titra në një video, lexoni tekstin tonë se si të krijoni dhe të përpunoni video në Canva. Ky tekst do të jetë shumë i dobishëm për shumë detaje të rëndësishme teknike për kompletimin e videos suaj.

Krijimi i titrave në Canva

Para krijimit të titrave do t'ju duhet të bëni disa hapa paraprakë.

Zgjidhni në Canva formatin ku dëshiron të krijoni video – ne kemi zgjedhur Video për këto qëllime. 

sad

Pas kësaj mund të zgjidhni një nga modelet ekzistuese ose të klikoni në një dokument bosh.

das

Ne kemi vendosur të zgjedhim një nga modelet me të cilat ju fitoni një pamje të paracaktuar të videos, me tituj, fonte, ngjyra dhe stil të sugjeruar.

e

Do të fusim një video më të gjatë nga një bibliotekë ekzistuese, që ju të mund të përcillni më lehtë titrimin kur do t'ju duhet të shkurtoni videon tuaj ekzistuese.

Pasi të keni futur videon që dëshironi ta titroni, siç mund të shihni në videon në vijim, ju mund ta ndryshoni secilën pjesë të këtij shablloni – nga futja e videos së re e deri te ndryshimi i ngjyrës apo fontit të shkronjave, stilit dhe efekteve.

Të fillojmë me futjen manuale të titrave. Pasi të keni futur videon që dëshironi të titroni, zgjidhni të gjitha parametrat e tjerë – pjesa më e rëndësishme do të jetë ndarja e videos suaj në klipe të mjaftueshme për një palë titra. Provoni ta bëni këtë ashtu që një fjali e bashkëbiseduesit apo asaj që dëshironi të shkruani në titra të jetë pjesë e një klipi.

Vlerësoni se sa zgjat kjo në sekonda dhe prisni po aq videon tuaj. Prerja e videos është e thjeshtë, vetëm klikoni te shiriti kohor, te vendi i saktë ku dëshironi ta prisni, pastaj me klik të djathtë zgjidhni opsionin Split.

Më pas klikoni te pjesa juaj e prerë dhe shkruani tekstin në titra. Dhe kështu përsërisni për çdo klip tjetër.

Se si duket kjo në prakikë, shikoni në videon në vijim.

Ju po ashtu mund të ndryshoni ngjyrën, sfondin e tekstit, madhësinë, varësisht nga vendimi juaj se si dëshironi t'ju duken titrat që keni përgatitur.  Po ashtu, mund të shtoni edhe tranzicionin e tekstit duke klikuar në tekstin tuaj, pastaj në opsionin Effects, i cili gjendet në shiritin e veglave.

via GIPHY

Dhe kaq. Videoja juaj me titra është gati për shpërndarje. 

Në Canva ekziston një gamë e gjerë mënyrash se si të shpërndani këtë video, e të gjitha opsionet i keni në dispozicion duke klikuar në opsionin Share.

Videon tuaj mund ta plasoni drejtpërdrejt në rrjetet sociale apo ta ruani në kompjuterin tuaj.

 

Ocijenite kvalitet članka